Propozimi i martesës, që shkoi mrapshtë, videoja që u bë virale
Një video e një propozimi martese të gabuar është bërë virale në mediat sociale.
Chris Vigo kishte planifikuar t’i kërkonte së dashurës së tij Angelina Rivera që të martohej me të në Urën e Brooklynit, shkruan “The Independent”.
Një video e momentit tregon se ndërsa Vigo po zbriste në njërin gju, një miku i tij nxitoi të bënte një fotografi, transmeton Indeksonline.
Sidoqoftë, shoku ishte pozicionuar në korsinë e biçikletave, duke bërë që një çiklist të rrëzohej mbi të, duke ndërprerë kështu propozimin.