Propozimi i Trump për shtyerjen e zgjedhjeve në Amerikë, vije reagimi i Republikanëve

Donald Trump ka kërkuar shtyerjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit në Amerikë. Presidenti ka thënë se me votimin me postë, Amerika do të krijojë zgjedhjet më të padrejta në histori. \
Sipas Trump, votimi universal me postë do të krijojë zgjedhja të pasakta dhe do të jenë turp për Amerikën.
“Të shtyjmë zgjedhjet deri sa mund të votojmë normalisht” ka qenë propozimi i Trump. Por, ky propozim nuk ka marrë aspak përkrahjen e Republikanëve.
Republikanët e rangut më të lartë në Kongresin Amerikan kundërshtuan propozimin e Presidentit duke e vlerësuar si abuzues, shkruan Indeksonline.
Ideja u hodh poshtë nga lideri i mazhorancës republikane në Senat, Mitch McConnell dhe udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Senatori McConnell tha se zgjedhjet presidenciale amerikane nuk ishin shtyrë kurrë më parë dhe nuk bën të shtyhen as tani.
“As lufta e depresioni nuk kanë ndalur zgjedhjet në Amerikë. Do ta gjejmë zgjidhjen për ti mbajtur” ka thënë McConnell. Në ndërkohë, aleati i Trump, Senatori Graham, vlerësoi se shtyrja e zgjedhjeve “nuk është një ide e mirë”.
I pyetur nga reporterët nëse presidenti mund të shtyjë zgjedhjet, Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo tha se ai nuk do të marrë një aktgjykim ligjor./Indeksonline/