10:41 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Propozimi i veçantë për martesën

Një propozim “klishe”nuk ishte i mjaftueshëm për këtë të dashurin krijues, i cili “fshehurazi” i propozoi së dashurës së tij nëpërmjet një seri pamjesh gjatë një muaji të tërë.

Edi Okoro bleu një unazë diamanti në fillim të këtij viti për t’i propozuar së dashurës së tij, Cally Read, por dëshironte të priste momentin e duhur.

Ndërkohë që po priste për momentin e duhur, ai vendosi që të bënte disa foto të vetes me unazën, kur e dashura ishte duke fjetur ose kur nuk e kishte aspak mendjen.

“Ka persona që propozojnë gjatë një darke në restorant të shtrenjtë, disa që vendosin shkrime të mëdha “MARTOHU ME MUA!”. Unë nuk e bëja dot këtë sepse jam njeri që eci pa plan. Gjeta një mënyrë më origjinale”, u shpreh 30-vjeçari.