17:43 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Propozimi interesant i ish-ushtarit të UÇK-së: Kështu mund t’i zbulojmë veteranët e rrejshëm!

Debati për listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po merr vëmendje të madhe ditëve të fundit. Mirëpo, me një propozim interesant ka dal njëri prej ish-ushtarëve të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Nusret Cenën nga Kaçaniku i cili ka kërkuar që të zbulohen veteranët e rrejshëm, shkruan Indeksonline

Ai ka sugjeruar që të rreshtohen gjithë veteranët në një stadium.

“Propozoj që të caktohet një datë për rreshtimin e ish-ushtarëve te UÇK-se te Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në Stadiumin e Kaçanikut “Besnik Begunca”, ka thënë ai.

Cena theksoi se në stadium duhet të rreshtohen të gjithë ish-ushtarët nëpër skuadrat, togjet, kompanitë, batalionet e tyre në prezencën e Komandës se Brigadës.

“… dhe besoj do ta kemi shumë lehtë identifikimin e atyre “veteranëve ” te rrejshëm”, është deklaruar ai. /Indeksonline/