Propozimi më i bukur për martesë, e bën futbollisti i njohur italian

Lidhja e Stefano Sensit me të dashurën Giulia Amodio ka marrë kah tjetër. Ylli i Interit i ka propozuar martesë të dashurës italiane në një mënyrën krejt romantike dhe tejet të bukur.

Nga banesa e tyre, Sensi kishte bërë planin në detaje. Gjithçka nisi me fishekzjarre dhe spektakël jashtë banese, por që befasia ishte në ambientin brenda.

Sensi nxori unazën, u ul në gjunj dhe i propozoi martesë Giulias.

Bukuroshja italiane nuk mund ta besonte këtë dhe u emocionua nga kjo befasi./Indeksonline/