75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 08 Maj 2025 / S Z

Propozimi nga LDK-ja për qeveri transicioni, Mjeku: Abdixhiku po e trajton Kosovën si vend lufte

Një prej kuadrove më të dëshmuara të qeverisë Kurti dhe prej zv/ministrave më të dëshmuar, ai i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i ka reguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit po propozon qeveri të transicionit në Kosovë.

Kërkesa për qeveri të transicionit nga Abdixhiku erdhi pasi Vetëvendosje i dëroi letër për koalicion LDK-së.

“Republika e Kosovës sot asht vend në paqe e me ushtri ma të fuqishme se kurrë, me qeveri që ka shtri sovranitetin cep më cep, dhe me demokracinë ma të fortë në rajon”, i kujton mes tjerash Mjeku, Abdixhikut.

Reagimi i plotë:

‘Tue propozu «Qeveri Nacionale Tranzicionale[sic]»*, kryetari i LDK-së po e trajton Kosovën si vend lufte, pa qeveri që kontrollon krejt territorin, ose ma keq pa ecuni demokratike që i mundëson popullit me i zgjedhë përfaqësuesit e vet.

Mjafton me lypë n’internet për «transitional government» kudo në botë. Me lexu për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar që u ngrit në Shqipni gjatë trazinave të 97-tës. Ose për Këshillin Kombëtar Kalimtar të Libisë, gjatë luftës qytetare kundër Gadafit. A krahasohen këto raste me ne?

Republika e Kosovës sot asht vend në paqe e me ushtri ma të fuqishme se kurrë, me qeveri që ka shtri sovranitetin cep më cep, dhe me demokracinë ma të fortë në rajon.—

* Tradita letrare lyp togun bashkëtingëllor ns në vend të togut nz te këto huazime: transit, transicional, tension, pension etj. Shqipja e vonshme asht ndiku si fort prej shqiptimeve të hueja.’-ka shkruar zv/Ministri Mjeku./RADIO 1/