75 Mall Live Search
21:49 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Burim

Propozimi për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë

Ditën e martë më 3 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Kërkesa u bë ditën e djeshme, më 17 shtator, nga këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të cilët firmosën për shkarkimin e Veliajt.

Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

“Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.