Propozohen dy kandidatë për anëtar të Bordit të OSHP-së

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku po shqyrtohen një sërë propozimesh.
Mes të tjerash është shqyrtuar edhe Propozim-vendimi për propozimin e kandidatëve për pozitën e një anëtari për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Me të gjitha votat për dhe asnjë kundër u miratua që të propozuarit për këtë pozitë të jenë Xhevdet Ahmetaj dhe Isak Hasani.