Propozohet burgim i përjetshëm për vajzën, që vrau nënën, në Shkup
Është dorëzuar akuza dhe i është vazhduar paraburgimi 46-vjeçares nga Shkupi e cila midis 1 dhe 2 gushtit e kishte vrarë nënën e saj.
Vrasjen makabre ajo e ka kryer në shtëpinë e tyre të përbashkët në “Taftaligje”, kur vajza i kishte prerë jetën nënës së saj 74- vjeçare duke i ndaluar frymën me duar.
Disa orë më vonë vetë vajza e kishte paraqitur rastin në polici.
Motiv për vrasjen ka qenë një mosmarrëveshje e përbashkët për mjete financiare, ka thënë 46- vjeçarja, nga Shkupi.