Propozohet “karantina” në Maqedoninë e Veriut gjatë vikendit

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar që gjatë vikendit të zgjatet ora policore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas këtij komisioni ora policore është propozuar të nis nga ora 19:00 ditën e shtunë deri në ora 05:00 ditën e martë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se ky propozim është përcaktuar në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, për të cilin vendimi përfundimtar duhet të merret nga Qeveria, shkruante Alsat-M.