10:36 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Propozohet orë policore në Maqedoni, Qeveria merr nesër vendim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, sot ka propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, në territorin e gjithë shtetit, informon Zhurnal.

Komisioni më tej do të vendosë se nga cila ditë do të vendoset ora policore dhe deri kur do të zgjasë.

Propozimi i ministrit vjen pasi javëve të fundit është rritur numri i të të infektuarve për shkak tubimeve dhe mosrespektimi i masave për maska mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mosgrupimit.

Analizat e Komisionit… kanë konfirmuar se mosrespektimi i masave, ka sjellë rritje të numrit të të infektuarve, por edhe të shtrimeve nëspitale e për këtë shkak, Komisioni… konsideron se masat më rigoroze do të kenë efekt.

Qeveria në seancën e nesërme duhet të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit…