10:57 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 4 femra me dyshimin se merreshin me prostitucion

Katër femra janë arrestuar mbrëmë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë pasi ato ishin duke u marrë me prostitucion, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi përkatëse policore ka identifikuar dhe arrestuar femrat kosovare-shqiptare nën dyshimin e bazuar se ato ishin përfshirë në prostitucion.

Për këtë rast është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarave.

Ato janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/