Prostitucioni/ Arrestohen dy burra dhe një grua në Lipjan

Janë identifikuar dhe arrestuar tre persona në Lipjan, një grua dhe dy burra, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të prostitucionit.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton IndeksOnline.
Hetimet përkitazi me rastin kanë nisur kohë me parë dhe ato po vazhdojnë ende./IndeksOnline/