11:24 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / k.v

Prostitucioni në Gjilan e Fushë-Kosovë, arrestohen dy femra dhe një mashkull

Nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore e Policisë së Kosovës, janë arrestuar tre persona, dy femra dhe një mashkull.

 Sipas policisë, ndër të të arrestuarit ishte edhe një femër nga Republika e Shqipërisë.

Arrestimet janë kryer në Gjilan dhe Fushë-Kosovë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të prostitucionit.

 Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/