75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prostitutat marshojnë rrugëve të Shkupit: Pse na kërkoni e s’ na njihni!

“Pse duhet të punojmë me frikën e ngacmimit, abuzimit si edhe injorimit nga shoqëria. Pse na kërkoni dhe nuk na njihni.

Ne kemi zgjedhur punën seksuale si opsionin më të mirë për të siguruar jetesën dhe askush nuk duhet të na privojë nga e drejta jonë për ta jetuar të lirë jetën”.

Ky ishte mesazhi i punonjëseve të seksit në Maqedoninë e Veriut, të cilët zhvilluan një marshim paqësor me çadra të kuqe në rrugët e qytetit të martën e 17 dhjetorit.