75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Gj. Sh

Protagonist absolut te Rubin Kazan, Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes

Mirlind Daku vijon formën e tij pozitive edhe në këtë sezon të ri. Sulmuesi shqiptar nuk e ka ulur ritmin e golave, teksa pasditen e sotme kontribuoi me dy gola te skuadra e Rubin Kazan në triumfin 2 me 1 të arritur në kampionat ndaj Soçit. 

Falë paraqitjes së tij fantastike, Daku u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, ndërkohë që faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, e vlerësoi me notën 8. 

Sulmuesi kuqezi, ndër të tjera arriti të regjistronte 5 gjuajtje në kuadrat, nga 6 në total. Duku është kthyer në një lider absolut te skuadra ruse, duke udhëhequr në mënyrën e duhur Rubin Kazanin, falë gola të tij vendimtar.  

WhatsApp Image 2025-08-04 at 21.56.20