15:05 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Protesta anti-amerikane në Berlin

Në Berlin të Gjermanisë është mbajtur një nga tubimet më të mëdha për të treguar solidaritet me Palestinën dhe për të protestuar ndaj vendimit të presidentit amerikan kundër vendosjes së ambasadës në Jerusalem.

Qindra vetë shprehën zemërimin e tyre ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit të premten pas një tubimi para ndërtesës së Brandenburgut në Berlin, njofton rrjeti britanik Al Jazeera në Berlin.

Protestuesit u shpërngulën drejt ndërtesës së ambasadës amerikane në Berlin, ndërsa brohorisnin slogane anti-izraelite dhe antiamerikane, por policia i pengoi ata të afroheshin afër ambasadës.