Protesta antiqeveritare në Izrael, arrestohen 10 persona

Dhjetë persona janë arrestuar të shtunën gjatë protestave antiqeveritare në Tel Aviv, sipas mediave.
Demonstruesit dolën në rrugë më herët, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton The Times of Israel.
Gjithashtu, të mbledhurit kërkuan lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.