75 Mall Live Search
23:48 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

Protesta e 17 shkurtit, “Liria ka Emër” nesër mban konferencën e fundit

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 17 shkurt do të organizojë protestë me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në kuadër të kësaj nisme, përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë nesër konferencën e fundit për media.

Gjatë konferencës pritet të jipen detaje shtesë rreth organizimit të protestës dhe mesazheve që do të përcillen.

Sipas njoftimit të bërë publik, protesta e 17 shkurtit synon të shprehë pakënaqësinë lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se aktiviteti do të zhvillohet në mënyrë paqësore.