Protesta e 21-të e serbëve në Beograd, vazhdojnë thirrjet kundër Vuçiqit
Sonte është e shtuna e 21-të që serbët kanë dal në rrugët e Beogradit duke shprehur pakënaqësi ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata me pankarta në duar kundër regjimit diktatorial, kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçiqit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Në protestat e vazhdueshme është përmendur disa herë edhe Kosova.
Më së shumti i përmendur ka qenë rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, zbardhja e së cilës është cilësuar si premtim i përmbajtur i presidentit.
Protestat po mbahen nën moton “Një në pesë milionë”. /Indeksonline/