Protesta e 30-të e serbëve kundër pushtetit të Vuçiqit
Protesta “1 nga 5 milionë” në Beograd është mbajtur edhe sot.
Kjo protestë është e tridhjeta me radhë, që kur qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Ata patën kritika edhe për Kryeministren Ana Bernabiq, ku qytetarët thanë se që dy vite ajo nuk i ka kushtuar vëmendje kritikave për qeverinë e saj, por që mandati i saj u shoqërua vetëm më dhunë dhe korrupsion.
Ecja tjetër e protestës është planifikuar të shtunën, më 13 korrik.
Falendërime për protestën pati për studentët të cilët që shtatë muaj iu bashkangjitën këtyre protestave./Indeksonline/
