75 Mall Live Search
23:07 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Protesta e dhunshme në Shqipëri, 13 policë të lënduar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka bërë të ditur se 13 policë janë lënduar nga protesta e sotme.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga grupi që po sulmon Policinë dhe institucionet, transmeton Indeksonline.

 “13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!”, ka shkruar Lleshaj./Indeksonline/