75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / L K

Protesta e FIT-it, Abdixhiku: Të poshtëruar nga një Qeveri që nuk i dëgjon kur ata kanë nevojë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bëre një reagim në lidhje me protestën e zhvilluar nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT), para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I pari i LDK-së tha se njësi më elitare e shtetit po detyrohet të dal në protestë përshkak se po ndjehen të poshtëruar nga Qeveria, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Trishtim.

Dëshpërim.

Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë.

Kujtojmë se, Njësia Speciale Intervenuese (FIT), ka protestuar përpara Qeverisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Kjo njësi e Policisë së Kosovës ka protestuar për shtesat e rrezikshmërisë dhe për trajtim më të mirë me pagë./IndeksOnline/