75 Mall Live Search
18:32 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Protesta e fuqishme e artistit kosovar, trëndafil për secilin ofendim që politikanët kosovarë i bën gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit.Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Me protestë e lule, kjo ditë simbolizon sakrificën dhe forcën e gruas që shpesh iu mohohet në shoqëri, shkruan Indeksonline.

Është artisti i njohur si  I Am I, i cili sot ka realizuar një instalacion artistik, edhe kësaj radhe në shenjë proteste.

Artisti ka dalë para memorialit “Heroinat” në Prishtinë, ka marrë 8 trëndafila ka vendosur mbi 8 thënje të cilat politikanët tanë i kanë përdorur kundër gruas:

“Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”
(Isa Mustafa – Grave të Kosovës)

“Oj zojë mos bërtit, mos klith”
(Sabri Hamiti – Albulena Haxhiut)

“Ma hanksh…”
(Kadri Veseli – Albulena Haxhiut)

“Çka po bërtet si grue e keqe”
(Kadri Veseli – Fisnik Ismajlit)

“Prostitutë politike”
(Hajdar Beqa – Mimoza Kusari-Lilas)

“Sonte në Rubikon është duke folur lopa “transparente”
(Sami Kurteshi – Dhurata Hoxhës)

“A e përdor me gojë shumë a”
(Kadri Veseli – Drita Millakut)

“Je pak si femër”
(Dardan Molliqaj – Haki Abazit)