23:30 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / AR

Protesta e Njësisë Speciale, Ermal Fejzullahu kujton ish-presidentin Thaçi

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës  (NjSI) ka mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj proteste, pjesëtarët e NJSI-së (FIT-it) kanë shprehur pakënaqësitë e tyre,  lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

Pikërisht sot, këngëtari Ermal Fejzullahu zgjodhi që me një foto simbolike të kujtojë ish-presidentin Thaçi.

Aty shihet Thaçi duke parakaluar para pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës teksa i përshendet ata./Indeksonline/