75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / S Z

Protesta e opozitës në Shqipëri shkakton përplasje midis gardës dhe policisë

Gjatë protestës së deputetëve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka pasur një mosmarrëveshje me tone të larta midis drejtuesve të gardës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që u zhvendosën në parlament me lëvizjen e protestuesve përpara bashkisë.

Ka qenë pikërisht momenti i tensionuar kur deputeti Luan Baçi pretendon se një efektiv me skafandër i nxori pistoletën, kur një drejtues i Gardës ka dalë përpara policëve dhe u ka kërkuar të largohen me tone të larta.

Pas disa momentesh forcat e FNSH-së u larguan dhe situata u qetësua, shkruan A2.