Protesta e opozitës, protestuesit tentojnë për herë të tretë për të hyrë në Kryeministri
Protestuesit sërish kanë tentuar t’i afrohen hyrjes së Kryeministrisë në Tiranë, por kësaj radhe policia ka reaguar më shpejt duke hedhur gaz lotsjellës.
Protestuesit janë larguar nga hyrja, megjithatë protesta vazhdon.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Shqipëri, nëpërmjet një komunikate ka thënë se mbështesim të drejtën për të protestuar por dëmtimi i pronave publike nuk janë të pranueshme.