Protesta e opozitës, vjen reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane në Tiranë
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi këtë mbrëmje, fill pas mbarimit të protestës së opozitës.
Në njoftimi ambasa dënon aktet e dhunës të ushtruara këtë të dielë gjatë protestës, teksa protestohej në ambientet e parlamentit.
“Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, mbyllet deklarata e Ambasadës së SHBA.