75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Protesta e pronarëve të diskove/ Rama: E pakonceptueshme, atyre nuk iu lejua hapja asnjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e Shoqatës së Bareve lidhur me vendimin për mbylljen e aktiviteteve të tyre. Duke e cilësuar një protestë të pakonceptueshme, Rama shkruan se ato në fakt nuk janë lejuar kurrë, asnjë ditë të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

‘E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, shkruan Rama.

Edhe pse ishin të vetmet aktivitete që nuk u hapen kurrë me lirimin e masave  nga pandemia pasi ishin shkak për infektimin masiv të popullatës, shoqata e bareve ka zhvilluar ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre në të kundërt do të gjobiteshin dhe pezulloheshin.