Protesta e sotme për grupin e Kumanovës përmes fotove!
Sot në sheshet e Prishtinës është mbajtur protesta e familjarëve të të vrarëve dhe të burgosurve të të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës”, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe përkrahësve të tyre.
Përmes kësaj protestë në festën e “28 Nëntorit”, ata kërkuan hetim ndërkombëtar dhe rigjykim për drejtësi për të dënuarit e “Grupit të Kumanovës”.
Më poshtë gjeni foto të protestës së sotme të realizuara nga fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, protestë kjo e cila u mbajt në Ditën e Flamurit që shënon 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. /Indeksonline/