10:23 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protesta e studentëve, mijëra të rinj mbushin rrugët e Tiranës

Studentët kanë nisur protestën edhe ditën e sotme. Marshimi i tyre nisi fillimisht nga Universiteti Politeknik, për të shkuar më pas para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shmangur Kryeministrinë, me idenë për të mos politizuar kauzën e tyre.

Ndonëse është një ditë e shtunë, pjesëmarrja pritet të jetë sërish e madhe. Studentët kanë paraqitur një listë me disa kërkesa. Ata kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për t’u takuar.

Kushti i vetëm i tyre për t’u tërhequr nga protesta është plotësimi i kërkesave.

LIVE – Protesta e studentëve vijon! "Arsim publik falas! "E duam arsimin si gjithë Europa"

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 8 décembre 2018