Protesta e veteranëve, lëndohet një polic

Ka eskaluar protesta e veteranëve të UÇK-së përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, të lënduar ka edhe nga pjesëtarët e policisë.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si një polic tërhiqet nga protesta, për shkak se ka pësuar lëndime në fytyrë.
Protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët po kundërshtojnë heqjen e kësaj kategorie nga paga minimale, eskaloi kur këta të fundit tentuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit.
Protesta u shoqërua me hedhje të shisheve, tymit dhe gazit lotsjellës, raporton Indeksonline.