Protesta e veteranëve merr mbështetjen edhe të anëtarëve të PDK-së

Protesta e ftuar nga OVL-UÇK për ditën e nesërme ka marrë mbështetje edhe nga disa parti politike. AAK, NISMA, LB dhe PSD deri më tani kanë dalë hapur në mbështetje të protestës.
Ndërsa tani ka ardhur edhe reagimi i Gani Kocit, anëtarit të këshillit drejtues të PDK-së, i cili po ashtu është pro kësaj proteste.
Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook thirrjen e veteraneve të luftës për protestë duke shkruar: “Jam veteran…Do protestoj! P.S Nuk marr pagë veterani sepse kam pagë”.
Partitë opozitare kanë ftuar jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojnë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë, të na shndërrohen në kategori sociale
Kujtojmë se veteranët po kundërshtojnë miratimin e ligjit për ngritjen e pagës minimale, e cila përjashton veteranët nga kjo rritje./IndeksOnline/