75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Protesta kundër Asociacionit nis me ‘Himnin Kombëtar’

Ka nisur sot protesta e thirrur nga Parlamenti Studentor, kundër themelimit të Asociacionit.

Kjo protestë ka filluar me Himnin Kombëtar.

Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Protestuesit u mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” për të marshuar pastaj drejt qendrës së kryeqytetit. /IndeksOnline/