75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Protesta kundër gurthyesit, Banorët e Çirezit: Mos na vrisni

Në Çirezë të Skenderajt, për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë duke protestuar kundër punës së gurthyesve atje, raporton Indeksonline.

Me pankartat “Na e ndotët ujin”, “Mos na vrisni”, “1998 is back”, dhjetëra qytetarë kanë qëndruar në rrugë afër këtij gurthyesit, duke kërkuar revokimin e lejes së punës.

Kërkesën për revokim të këtij gurthyesi ia kanë dorëzuar edhe ministrit të Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshit, mirëpo nga ai nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigjeje. /Indeksonline/