11:50 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Protesta kundër Lumezit, protestuesit fillojnë të mblidhen

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para objektit të Prokurorisë aty ku do të mbahet protesta kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Siç shihet në këto fotografi te Indeksonline, tashmë qytetarët kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër Lumezit.

Për të monitoruar situatën, Pjesëtarët e Policisë kanë rrethuar objektin e Prokurorisë.

Ndërsa, situatën po vëzhgojnë edhe ushtarët britanik.

Deri në përfundim të protestës janë bllokuar dy rrugë, ajo “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”.

Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se Prokuroria e shtetit nuk po ndjek as krimet e luftës, paqes, as ato ekonomikët dhe politike.

Për këtë protestë, VV-ja ka organizuar edhe transport falas nga komunat e ndryshme./Indeksonline/