75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

Protesta kundër Ramës dhe Vuçiq, Melihate Tërmkolli do t’i drejtohet protestuesve

Zbulohen emrat e folësve në protestën përpara Kryeministrisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër Edi Ramës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. 

Në podiumin e protestës do ketë përfaqësues edhe nga Kosova. 

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli do t’iu drejtohet protestuesve me një mesazh. 

Folës do të jenë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, ish-ministri Ylli Manjani, Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Edit Harxhi, Megi Balliu, Tritan Shehu. 

Protesta do të mbyllet me fjalimin e liderit historik të PD, Sali Berisha. 

Folësit në protestë:
Aldo Bumçi
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Kellici
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Tritan Shehu
Sali Berisha