75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Protesta masive në Itali kundër Izraelit, mbi 200 mijë qytetarë ‘vërshojnë’ në rrugë

Më shumë se 200 mijë njerëz dolën në rrugët e qyteteve italiane këtë të premte, duke ndërprerë transportin publik dhe shërbimet, për të mbështetur flotiljen humanitare Global Sumud që tentoi të thyejë bllokadën izraelite ndaj Gazës.

Protestat u organizuan nga sindikatat USB dhe CGIL dhe përfshinë qytete kryesore si Romë, Milano, Torino, Gjenovë dhe Napoli.

Në kryeqytet, mbi 80 mijë persona bllokuan stacionin Termini, ndërsa në Milano rrugët u mbushën me flamuj palestinezë.

Ngjarjet shkaktuan ndërprerje masive në qarkullim dhe tensione me policinë.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini kritikoi grevën, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni e quajti flotiljen një nismë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.