Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë në shesh: Stop luftës, kthejini familjarët tanë në shtëpi

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv dhe kanë kërkuar që qeveria e tyre të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
Në këtë mënyrë kërkojnë që të garantojnë lirimin e pengjeve. “Kthejini të gjithë mbrapsht, ndalojeni luftën”, ishin këto thirrjen e protestuesve në një nga tubimet më të mëdha solidarizuese të mbajtura në Izrael që nga fillimi i luftës në Gaza, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Familjet e pengjeve në pritje prej dy vitesh kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre, që mbahen peng nga Hamasi në Gaza.
Forumi i Familjeve të Pengjeve, i cili organizoi këtë ditë mobilizimi, vlerësoi numrin e protestuesve në pothuajse 500,000.
“Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të realizueshme, si dhe një fund të luftës. Ne kërkojmë atë që është me të drejtë e jona, fëmijët tanë”, tha Einav Zangauker, nëna e një prej personave që mbahen peng në Gaza.
According to Bibi Netanyahu these 300,000 Israelis on the street of Tel Aviv tonight calling for release of hostages & end to the horrific killing & destruction in Gaza are Hamas supporters #Gaza pic.twitter.com/MgMT9taO29
— dominic dyer (@domdyer70) August 17, 2025