09:43 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Protesta më e madhe në 4 dekada, gazetarët e “The New York Times” kërkojnë rritje pagash

New York Times po përgatitet për protestën më të madhe të punonjësve që nga fundi i viteve 1970, ndërsa më shumë se 1,100 gazetarë po përgatiten të mbyllin zyrat dhe të mos punojnë.

Greva do të fillojë në mesnatën e 8 dhjetorit dhe do të zgjasë për 24 orë. Sipas sindikatës NewsGuild of New York, e cila përfaqëson reporterë, teknikë dhe anëtarë të tjerë të stafit të New York Times, mbi 1100 punëtorë përfaqësojnë rreth nëntë të dhjetat e totalit.

Greva po planifikohet pasi menaxhmenti i New York Times dhe sindikata NewsGuild nuk kanë rënë dakord për një sërë çështjesh, veçanërisht mbi pagat.

Të dy palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të minutës së fundit për të shmangur protestën, por një zëdhënës i Neë York Times tha se “asnjë vendim nuk është marrë” mbi negociatat të mërkurën, gjë që një zëdhënës i NeësGuild konfirmoi. “Ka shumë të ngjarë që greva do të ndodhë përfundimisht,” tha Wen.