08:40 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Protesta me muzikë në Tiranë

Një grup qytetarësh përballë gjimnazit “Partizani” me klarinetë e fizarmonikë improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat.

Kjo qendër votimi gjendet në Njësinë 8 në Tiranë që njihet si bastion i djathtë.

Muzikantë po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit.

“Turp! Turp! thërrasin ata ndërkohë që qytetarë të tjerë hynin për të votuar.

Po ashtu, ka pasur raportime se disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia.

Nuk ka asnjë të shoqëruar pasi kishte veç thirrje dhe jo akte dhune.