75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protesta në Barcelonë kundër mbledhjes së kabinetit qeveritar spanjoll

Në Barcelonë gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta kundër mbledhjes së kabinetit qeveritarë në Kataloni.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mblodhi të gjithë ministrat për një takim të zakonshëm në Barcelonë.

Kjo mbledhje zakonisht është mbajtur në Madrid, transmeton Indeksonline.

Nga qytetarët katalunas është konsideruar si provokim. Sipas raportimeve nga ‘El Pais’, 10 protestues janë arrestuar.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta në këtë pjesë të Spanjës. Katalonia ka kohë që po e kërkon pavarësimin nga Spanja por që këta të fundit po refuzojnë./Indeksonline/