75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Protesta në Graqanicë, Policia ndalon hyrjen në qytet

Në Graqanicë po mbahet protestë për lirimin e Dragisha Milenkoviq, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte.

Në mesin e protestuesve, përveç familjarëve të Milenkoviqit, është edhe kryetarja e Graqanicës, Ljiljana Shubariq.

Ndërkohë, Indeksonline raporotn se ashtu siç edhe njoftoi Policia mëngjesin e sotëm, është duke e mbajtur rendin e kësaj proteste.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës” bëri të ditur Policia në njoftimin e saj.

Udhëtarëve iu rekomandua që të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative për udhëtim.

Policia aktualisht është duke ndaluar hyrjen në Graqanicë.

Indeksonline raporton se disa vetura dhe kamionë janë kthyer mbrapa nga ana e Policisë, në hyrje të qytetit./Indeksonline/