08:38 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / L K

Protesta në Kinë, kundër masave të rrepta të kontrollit për mospërhapjen e virusit

Të martën mbrëma, demonstrata të reja, të shënuara nga incidente të dhunshme, u zhvilluan në Guangzhou, një qytet me 19 milionë banorë. Qytetarët u përleshën me oficerët e policisë. Në një tjetër video, njerëzit janë me pranga.

Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftuan sot një rënie të lehtë të infeksioneve SARS-CoV-2 në baza 24-orëshe për të dytën ditë radhazi, duke raportuar 37,828 infeksione, 4,288 me simptoma të COVID-19 dhe 33,540 asimptomatike, të cilat i numërojnë veçmas.

Nuk u raportua asnjë vdekje për shkak të komplikimeve të COVID-19, gjithashtu për të dytën ditë radhazi.

Zyrtarisht, numri i vdekjeve nga pandemia në vendin gjigant aziatik me 1.4 miliardë banorë ka mbetur i pandryshuar, në 5.233 të vdekur nga gjithsej 319.536 infeksione me simptoma, sipas numrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë (s.s. i Ministrisë së Shëndetësisë Kineze. ).

Të hënën u njoftuan një rekord 40,347 raste, nga të cilat 3,822 shfaqën simptoma.

Tre vjet pas shpërthimit të pandemisë, pakënaqësia për masat e rrepta të kontrollit për të parandaluar përhapjen e virusit tani është përhapur në vend, me protesta të mëdha që po zhvillohen në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera të mëdha gjatë fundjavës.