Protesta në Korçë/ Të rinjtë godasin me gurë drejt Drejtorisë së Policisë, plagoset një efektiv

Protesta që nisi paqësore në Korçë ka agravuar në dhunë.
Disa të rinj kanë goditur me shishe dhe gurë drejt policëve në Drejtorinë e Policisë në Korçë.
Report Tv mëson se ka mbetur një efektiv i plagosur nga gurët e qëlluar drejt tyre.
Mësohet se kjo protestë është iniciuar nga Forumi Rinor i PD-së ku janë mbledhur rreth 100 të rinj.
Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.
Momentalisht ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestën.