Protesta në mbrojtje të çlirimtarëve, i pranishëm edhe Ilir Shaqiri
Brenda pak minutave pritet të nisë protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do mbahet pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup.
Në mesin e pjesëmarrësve është edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri, i cili i është bashkuar qytetarëve të shumtë shqiptarë nga treva të ndryshme, të pranishëm për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, shkruan IndeksOnline.
Protesta pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh dhe zhvillohet në kuadër të tubimeve të njëpasnjëshme të mbajtura në disa qytete shqiptare.

