21:48 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpërthen dhuna në Europë, protestat e Parisit përhapen në Bruksel dhe Amsterdam

Protestat e dhunshme në Paris janë zgjeruar në Bruksel dhe Amsterdam.

Gjatë kësaj proteste janë rrethuar 1 mijë e 400 persona, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Forcat e Policisë kanë thirrur përforcime tjera, ku po mundohen të ndalojnë demonstruesit që të shkojnë në qendër të Parisit.

Në rrugët e kryeqytetit francez pas shumë kohësh janë vendosur 8 mijë policë e automjete të blinduara për të parandaluar dhunë, transmeton Indeksonline.

Ministri i Brendshëm francez Christof Kastane thotë se 135 vetë u plagosën në protesta në Paris, duke përfshirë 17 oficerë policie. 

Mediat raportojnë se protesta është disa qindra metra nga Pallati Elysee, rezidenca e Presidentit francez Emanuel Macron./Indeksonline/