75 Mall Live Search
17:43 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / Gj. Sh

Protesta në Preshevë, Sinani: Dëshmuam që shqiptarët e Luginës nuk nënshtrohen e as nuk heshtin

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se qyteti që drejton nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës, duke folur për protestën e sotme që u mbajt.

“Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi”.

“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka thënë Sinani.