14:41 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Protesta në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit (Foto)

Rreth 50 persona janë duke protestuar në aksin rrugor Hani i Elezit-Kaçanik pjesë e cila është bllokuar qe disa ditë, me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës, për shkak të punimeve që janë duke u bërë aty.

Protesta është mbajtur në vendin e quajtur “Kulla me Çeshme” dhe aty është kërkuar që t’iu lejohet sa më shpejt çasja me automjete.

“Pse po lejohen vetëm kamionat e jo na  me kerre, s’është aspak në rregull kjo”, tha njëri prej tyre, shkruan Indeksonline

Ndryshe, ministri i MI-së, Pal Lekaj ka thënë se kjo rrugë, e cila qon për në Shkup, pritet të lirohet sa më shpejt që mundet.