75 Mall Live Search
15:17 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Protesta në Rusi: Qindra të arrestuar sepse kundërshtojnë Putinin

Më shumë se 600 persona janë arrestuar në një protestë të paautorizuar në kryeqytetin e Rusisë , Moskën . Sipas njoftimeve thuhet se kishin përdorur dhunë ndaj policisë.

Protestuesit ishin mbledhur në kryeqytetin rus pasi autoritetet skualifikuan një numër të kandidatëve të opozitës për të qëndruar në zgjedhjet lokale.

Aktivistja kryesore Lyubov Sobol u arrestua para se ajo të arrinte në tubim, ku morën pjesë 1.500 njerëz, transmeton Indeksonline.

Video nga tubimi tregon që policët përdornin pendrekët  e tyre kundër demonstruesve ndërsa bënin arrestime.

Zyrtarët rusë fillimisht thanë se kishte vetëm 30 arrestime dhe 350 protestues.

Grupi i monitorimit OVD-Info, i cili drejton një linjë telefonike për raportimin e arrestimeve, kishte zbuluar që numëri i arrestimeve u rrit shumë shpejt nga dhjetra deri në qindra arrestime. /Indeksonline/

Njësia Speciale kishte lëvizur më parë në kryeqytet duke paralajmëruar njerëzit që të mos protestojnë. Agjensia ruse e lajmeve TASS raportoi se një oficer policie ishte plagosur gjatë arrestimit.

Edhe protestuesit gjithashtu raportuan keqtrajtimin ng policia.

Pamjet e transmetuara në televizionin rus dhe të shpërndara në mediat sociale treguan se policia i shtrin njerëzit në tokë, duke shkelmuar ose duke përdorur shkopinj mbi to. Një burrë i tha kanalit televiziv Dozhd se një person i tillë ishte larguar nga furgoni i policisë për një rrahje pasi u kërkoi policëve që të identifikoheshin. /Indeksonline/